Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeProtesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, policia ka një thirrje për...

Protesta e radhës para Bashkisë së Tiranës, policia ka një thirrje për organizatorët

Ditën e sotme Aleanca për Teatrin e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia Lirisë do të mbajnë protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, ku do të kërkojnë edhe njëherë dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nisur nga incidentet e shënuara në protestat e tjera të këtij lloji, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e këtij grumbullimi.

Kështu gjatë ditës së sotme prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye Policia iu kërkon qytetarëve që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubim që të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit