Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmePropozuesi i Ligjit për amnisti, ministri Lloga deputetëve u dorëzoi fotografi nga...

Propozuesi i Ligjit për amnisti, ministri Lloga deputetëve u dorëzoi fotografi nga burgu Idrizovë

 Para fillimit të mbledhjes së sotme të 129-të në të cilën duhet të shqyrtohet propozim Ligji për amnisti ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga deputetëve u dorëzoi album me fotografi nga burgu i Idrizovës. 

VMRO-DPMNE-ja opozitare paralajmëroi se do ta bllokojë miratimin e ligjit me dorëzimin e një numri të madh të amandamenteve, ndërsa amandamente paralajmëroi edhe LSDM-ja me qëllim që të përjashtohen nga amnistimi të dënuarit nga lënda “Monstra”. 

Me këtë ligj, siç thuhet në shpjegimin, rregullohet lirimi nga vuajtja e dënimit me burg (amnisti) të personave të dënuar me dënim të formës së prerë me burgim për krime të parashikuara nga Kodi Penal ose ligje të tjera, të cilat në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji ka filluar ose nuk ka filluar vuajtja e dënimit me burg në institucionet ndëshkuese – korrigjuese në vend dhe personat e dënuar me dënim të formës së prerë me burgim për krime të parapara me ligjet penale të një shteti tjetër nëse kryesi është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe është duke e vuajtur dënimin në vend në bazë të ekzekutimit të dënimit penal nga gjykatë e huaj ose ndërkombëtare dhe është njohur me aktgjykim të gjykatës kompetente në Maqedoninë e Veriut, sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar sipas Kushtetutës.

“Personat e dënuar nga neni 1 i këtij ligji, të cilët janë dënuar me burgim deri në gjashtë muaj, lirohen plotësisht nga vuajtja e dënimit. Personat e dënuar nga neni 1 i këtij ligji, të cilët janë dënuar me burgim më shumë se gjashtë muaj, lirohen nga vuajtja e 30 për qind të totalit të dënimit të shqiptuar me aktgjykim të formës së prerë. Personat e dënuar nga neni 1 i këtij ligji, të cilët me aktgjykim të formës së prerë janë dënuar me një dënim të vetëm me burgim, lirohen nga vuajtja e dënimit unik me burgim në masën 30 për qind të dënimeve individuale të përcaktuara më parë me amnisti. Nëse i vetmi dënim me burg është dënimi me burgim për një vepër që nuk amnistohet, i dënuari nga neni 1 i këtij ligji lirohet nga vuajtja e dënimit në masën 30 për qind vetëm në pjesën e dënimeve individuale të përcaktuara më parë me amnisti” thuhet në Propozim – Ligjin për amnisti.

Me të pritet të lirohen në tërësi nga dënimi me burg 286 të dënuar, ndërsa pjesërisht të amnistohen 996. Për momentin, 2.114 të dënuar po vuajnë dënimin me burg, ndërsa 2.813 duhet të hyjnë në burg. Për ata që presin radhë për vuajtjen e dënimit me burg, nga Ministria thonë se në mënyrë shtesë do të përcaktohet se sa nga ata do të përfshihen me amnistinë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit