Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeProkuroria e Hagës bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Prokuroria e Hagës bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

Gjykata Speciale po vazhdon me basitisjes. Nacionale mëson se Prokuroria e Specializuar në Hagë po kryen bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami.

Bastisja në shtëpinë e tij po ndodh një ditë pas bastisjeve që ka kryer Prokuroria e Hagës në shtëpinë e ish-këshilltarëve të tjerë, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.

Për këto bastisje, Behrami ka pasur një shkrim kritik ndaj Gjykatës Speciale, të cilën e quajti “fashiste”.

“Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët. Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle. Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent!” – ka shkruar Behrami të hënën në Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit