Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmePresidentja Osmani takoi Ramën. Ja çfarë biseuan

Presidentja Osmani takoi Ramën. Ja çfarë biseuan

Pas takimit me kreun e shtetit, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Nga pamjet e shpërndara nga Presidentja Osmani, vizita ka qënë disa minuta me kreun e qeverisë në zyrë, ku dhe i ka dhuruar një libër.

Mësohet se më pas, nën shoqërinë e delegacioneve, në këmbë, janë drejtuar nga vila nr.30, në Bllok

Nuk dihet se cilat kanë qenë temat e bisedimeve, por vetë Vjosa Osmani ka theksuar se pavarësisht qasjeve të ndryshme, Shqipëria dhe Kosova kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

“Me Kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar Osmani në platformën X.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit