“Adriana Matoshi 3 – 0 tumori. Prapë fituese loçka jonë”, ka shkruar në Facebook miku i saj, Arbër Rama.
Nëna e katër fëmijëve, rreth tre vite më parë mposhti për herë të dytë sëmundjen e rëndë. Ajo luftoi sërish pas 9 vitesh me tumori në kokë dhe ja doli me sukses.
Dy armiqë konsideron në jetë Adriana Matoshi, ata që në fytyrë të qeshin dhe pas shpine të shkelin dhe më e rëndësishmja, kur të tradhton shëndeti. Ajo thotë se në këtë muaj të shenjtë po lë pas çdo gjë, që nga njerëzit më të dashur te angazhimet profesionale.
“Lutuni të kthehem mirë”, përfundon ajo.