Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePolicia konfiskon tri prona të Milan Radoiçiqit në veri

Policia konfiskon tri prona të Milan Radoiçiqit në veri

Dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, në pronësi të Milan Radoiçiq janë konfiskuar këtë të enjte nga Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Ka pasur një urdhër gjykate për konfiskimin e tri pronave, vilës së Millan Radoiçiqit, restorantit Grey dhe një banese në katin e gjashtë mbi restorantin Grey”.

“Zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë se sekuestruar dhe te konfiskuar-AAPSK në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtare te Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë të nxjerrë nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë të Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special”, tha Elshani.

Ai theksoi se agjencia ka filluar evidentimin e pasurive te përshkruara në urdhrit të lartcekur ndër to edhe Vila tek Ujmani ne Zubin Potok me objekte përcjellëse, në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës.

Vila gjendet buzë liqenit të Ujmanit në komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, ndërsa restoranti dhe banesa gjenden në Mitrovicë të Veriut.

Konfiskimin e pasurisë së Millan Radoiqit Lista Serbe e ka quajtur të paligjshme, duke shtuar se synon “përshkallëzimin” dhe “largimin e serbëve nga Kosova”.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit