Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKuriozitetePlani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidë dhe ndihmë e...

Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidë dhe ndihmë e radhës nga BE

Përkrahja e radhës është përmes një projekti madhor të quajtur “Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor”, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.
Ky plan ka për qëllim që të përkrahen vendet që janë kandidate për anëtarësim ose aspirante për statusin kandidat për përshejtimin e reformave dhe rritjen e potencialit të tyre ekonomik në mënyrë që të përparojnë më shpejt në procesin e integrimit evropian.
prej të cilave 2 miliardë euro në trajtën e granteve të pakthyeshme dhe 4 miliardë në trajtën e huave me kushte të favorshme, të cilat do të sigurohen me ribalancimin e kornizës financiare shumëvjeçar të BE-së.
Ky Plan do të mbulojë periudhën midis vitit 2024 dhe 2027.

Fokusi dhe katër shtyllat e planit

Qëllimi i Planit është të përkrahen vendet që janë kandidate për anëtarësim ose aspirante për statusin kandidat për përshejtimin e reformave dhe rritjen e potencialit të tyre ekonomik në mënyrë që të përparojnë më shpejt në procesin e integrimit evropian.
Plani përbëhet nga katër shtylla: 1) Rritja e integrimit ekonomik me Tregun e Përbashkët të Bashkimit Evropian; 2) Nxitja e integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor; 3) Përshpejtimi i reformave strukturore dhe përkrahja e procesit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, përmirësimi i qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja dhe përforcimi i stabilitetit rajonal, si dhe 4) Rritja e përkrahjes financiare për reformat dhe rritjen e vendeve të rajonit nëpërmjet Fondit të reformave dhe rritjes.
Për të marrë mbështetje, vendet e rajonit duhet të përgatisin një agjendë reformash, duke theksuar reformat që planifikojnë të ndërmarrin për të arritur qëllimet.

Parakushtet e përgjithshme për mbështetjen e BE-së sipas Planit të Rritjes përfshijnë mbështetjen dhe respektimin e vazhdueshëm për mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumë-partiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, si dhe garantimin e respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e pakicave.

Pagesat e mjeteve do të bëhen dy herë në vit, sipas përmbushjes së reformave socio-ekonomike të vendeve.

Sfidat për Maqedoninë e Veriut

Për Maqedoninë e Veriut pritet të ndahen mbi 860 milionë euro deri në vitin 2027, nga të cilat rreth një e treta duhet të jetë si përkrahje e pakthyeshme për investime infrastrukturore.
Prioriteti i parë i BE-së është hapja e tregut të përbashkët evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Që kjo të ndodhë, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit do të duhet të zbatojnë reforma themelore, të afrojnë legjislacionin e tyre me atë të BE-së. Masat konkrete që qeveria në Shkup do të duhet të ndërmarrë variojnë nga reformat në sundimin e ligjit, përmes përmirësimit të kontrollit fiskal, proceseve arsimore, për shembull, privatizimi i postës dhe hekurudhave.
Në Bruksel janë të bindur se vendet që do të zbatojnë reformat dhe do të përdorin fondet mund të dyfishojnë GDP-në e tyre në 10 vitet e ardhshme. Për një vend si Maqedonia e Veriut, GDP-ja e të cilit aktualisht është rreth 42% e mesatares së BE-së, kjo do të nënkuptonte norma rritjeje mbi 7% në vit.
Ky Plan është mundësi historike për vendin si në aspektin e progresit të procesit të integrimit evropian ashtu edhe në drejtim të sigurimit të kushteve socio-ekonomike sipas shembullit të BE-së. (N.P/INA)

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit