Friday, January 31, 2025
spot_img
BallinaLajmePlagosen dy persona nga arma e zjarrit në Prizren, sekuestrohen tre armë...

Plagosen dy persona nga arma e zjarrit në Prizren, sekuestrohen tre armë zjarri-pistoleta

Me datën 29.01.2025, rreth orës 02:00 në rrugën “Transiti i ri “ në Prizren disa persona të dyshuar janë takuar në parkingun e një pike shitje të derivateve. Të dyshuarit menjëherë pas takimit kanë filluar të fjalosen dhe së paku një person ka shkrepur armën e zjarrit në drejtim të dyshuarve të tjerë.

Pas shkrepjes së armës persona të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes e dy nga ata kanë kërkuar ndihmën e mjekut në emergjencën e Spitalit Rajonale të Prizrenit.

Me kohë janë njoftuar Sektori i Hetimeve të stacionit dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të hetimeve të cilët kanë dal në vend ngjarje dhe kanë mbledh provat dhe dëshmitë.

Dy nga të dyshuarit gjinden në trajtim mjekësor, gjendja e tyre sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jete, kurse të dyshuarit tjerë janë në kërkim.

Policia gjatë natës ka bërë identifikimin e personave të përfshirë në rast, janë kryer kontrolle në disa vende, tre armë zjarri- pistoleta dhe dy automjete janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Sektori Rajonal i Hetimeve I Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke e hetuar rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është cilësuar si “Vrasje në tentative “ dhe “Mbajtje në pronësi. kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit