Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePicula: Vuçiq vendosi ta ‘kompensojë Kosovën’ duke e kthyer Malin e Zi...

Picula: Vuçiq vendosi ta ‘kompensojë Kosovën’ duke e kthyer Malin e Zi në ‘botën famëkeqe serbe’

Tonino Picula, politikani kroat që shërben si deputet i Parlamentit Evropian ka thënë se Serbia e humbi Kosovën në mënyrë të pakthyeshme dhe se Vuçiq vetëm pretendon se nuk e njeh situatën reale.

Madje, sipas tij, nga ana tjetër, presidenti serb vendosi ta kompensojë këtë duke tentuar ta kthejë Malin e Zi në “botën famëkeqe serbe”, shkruan mediumi malazez “Pobjeda”, përcjell Telegrafi.

“Unë kam thënë për një kohë të gjatë se ai po nxit strategjikisht paqëndrueshmëri të përhershme në vendet fqinje për të shpërqendruar publikun vendas nga deficitet kronike demokratike, kapja institucionale dhe mediatike dhe korrupsioni i përhapur”, citohet të ketë thënë Picula.

Andaj, ka shtuar ai, qytetarët e Malit të Zi, së bashku me institucionet e shtetit malazez, duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kundërshtuar me vendosmëri sulmet ndaj identitetit të tyre dhe të drejtës për vendimmarrje të pavarur.

Këto deklarata ai i ka bërë teksa është pyetur rreth asaj nëse mund të jetë regjistrimi i popullsisë, hyrje në një epokë të re në Mal të Zi ku serbët do të jenë shumicë dhe gjuha serbe e vetmja, siç dëshiron presidenti serb Aleksandar Vuçiq para zgjedhjeve.

Në këtë drejtim, siç kujton mediumi malazez, edhe në fushatën e tij të fundit, Mali i Zi ishte një nga temat më të rëndësishme. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit