Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmePetrovska: Një kompani me kapital rus, ka dashur të fitoj tender në...

Petrovska: Një kompani me kapital rus, ka dashur të fitoj tender në Mbrojtje

Një kompani e dyshimtë me kapital rus u përpoq të hynte në një tender, për prokurimin e pajisjeve specifike në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo u zbulua nga ministrja Sllavjanka Petrovska, e cila njoftoi se do të kërkojë ndryshime në Ligjin për Prokurimin Publik, veçanërisht në pjesën ku fituesi i tenderit është kompania që do të ofrojë çmimin më të ulët. “Kompania është e regjistruar në një shtet anëtar të BE-së, për ta treguar veten si të rëndësishëm në treg, por në procedurë edhe para se të bëhej kontrolli i sigurisë, shërbimet e inteligjencës maqedonase alarmuan se ajo ishte një firmë e dyshimtë ruse,” tha Petrovska. Sipas ministres, në fazën e dytë të tenderit, kjo firmë ofroi një shumë 50 për qind më të lirë se kompanitë konkurruese, gjë që konfirmoi dyshimin se me çdo kusht firma ruse donte të fitonte tenderin. Petrovska nuk zbuloi detaje të kompanisë në fjalë dhe saktësisht se çfarë pajisje po prokurohej.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit