Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmePër herë të katërt është suspenduar PHU për bllokun 57A në...

Për herë të katërt është suspenduar PHU për bllokun 57A në Tetovë, Komuna pret miratim ministror të ri

Këshilli i Komunës së Tetovës sot për të katërtën herë votoi suspendim për plan të hollësishëm urbanistik (PHU) për bllokun urban 57 (57A). Ky PHU u soll gjatë mandatit të kryetares së kaluar të komunës, ndërsa ka të bëjë me vendin e Kombinatit pyjor-industrial (KPI) “Jelak” ku janë paraparë të ndërtohen rreth njëzet ndërtesa për banim dhe qendra tregtare. Suspendimi i këtillë për këtë bllok ishte bërë në dhjetor të vitit 2021, 31 mars 2023 dhe 13 tetor 2023.

Sipas kryetarit të Këshillit, Besar Durmishi, Komuna e Tetovës akoma po përgatitë plan të hollësishëm urbanistik për këtë lokacion.

“për planin e ri ka krijuar debat publik në Këshill. Është parashtruar PHR i ri në Ministrinë e Transportit, presim vendim dhe miratim prej tyre, më pas plani i ri sërish të përpunohet në Sektorin për urbanizëm dhe të sjellim vendim Këshilli të jetë në fuqi”, theksoi Durmishi.

PHU i ri për bllokun u prezantua në tetor të vitit 2023, ndërsa Durmishi pohon se në vend të 34.494 metra katrorë sipërfaqe banimi, do të ketë 28.500, si dhe se me planin e ri do të ketë 3591 metra katrorë hapësirë për gjelbrim dhe rekreacion.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit