Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmePendarovski: pas zgjedhjeve duhet të bëhet veting i plotë i gjykatësve dhe...

Pendarovski: pas zgjedhjeve duhet të bëhet veting i plotë i gjykatësve dhe prokurorëve

Sonte përsëri kërkoj besimin e juve qytetarëve, sepse mund t’ju shikoj në sy dhe t’ju them se në pesë vitet e kaluara pas emrit tim nuk ka asnjë aferë kriminale, asnjë rast të korrupsionit, të provizioneve apo tenderëve të kurdisur, tha kandidati për president nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski në tubimin qendror në sheshin e qytetit “Slloboda” në Shtip, shkruan AIM.

Ai tha se nëse merr besimin e qytetarëve dhe në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të punojë me rrogë, jo me përqindje, do të vazhdojë me trajtimin e barabartë të të gjithë njerëzve pavarësisht se cilit komb i përkasin apo cilën parti votojnë. Ai vuri në dukje se do të respektojë gjithmonë rininë dhe suksesin e tyre dhe do të ndihmojë të shtypurit që të kenë trajtim human, aty ku jetojnë.

Pendarovski nga Shtipi theksoi se është e qartë se Maqedonia është e mundur si shtet demokratik dhe prosperues vetëm nëse i mban gjallë dy kontinuitetet strategjike: integrimin euroatlantik dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Ai theksoi se si koordinator kombëtar për NATO-n në vitin 2018 ka udhëhequr negociatat për anëtarësim në Aleancë që siç tha kanë siguruar mbijetesën afatgjate të vendit. Pendarovski tha se ka përkrahur kornizën negociuese për hyrje në BE ku jo vetëm që kanë filluar negociatat pas 18 vitesh, por siç tha në tubimin qendror në Shtip, “është dakorduar me Brukselin që gjuha maqedonase të jetë një nga gjuhët zyrtare të BE-së”.

Ai tha se opozita aktuale ka qenë në pushtet për 11 vite dhe nuk mbahet mend se kanë marrë ndonjë vendim të vështirë për vendin ku përmes vendimeve strategjike realizohen interesat kombëtare. Pendarovski shtoi se opozita e tanishme edhe atëherë edhe sot kanë qenë të interesuar vetëm për pushtet dhe para. Ai theksoi gjithashtu se filozofia e tij politike është kundër ndarjes së njerëzve mbi çdo bazë, ndërsa opozita bën ndarje, në patriotë dhe tradhtarë ndaj dhe nënvizoi se në këto zgjedhje qytetarët duhet ta refuzojnë këtë ofertë të opozitës me votim masiv.

Ai madje tha se pas zgjedhjeve duhet të bëhet veting i plotë i gjykatësve, prokurorëve, por edhe siç tha për politikanët. Dhe për të gjithë ata që qëllimisht mbanin lëndët nëpër sirtarë ose nuk mund të dëshmojnë se si nga pagat u bënë milionerë.

“Ata duhet të shkarkohen nga postet e tyre dhe të vuajnë burg, jo të ndajnë drejtësi ose të kandidojnë për funksione politike. Opinioni vendor është dëshmitar se si president pesë vite me radhë publikisht kam dënuar gabimet e të gjithë atyre që i kanë shkelur ligjet, përfshirë edhe ata që më kanë përkrahur”, tha Pendarovski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit