Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili merr pjesë në Konferencën dyditore të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – COP28, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot do të drejtohet në Segmentin e nivelit të lartë për krerët e shteteve ose qeverive.
Siç kanë njoftuar nga Kabineti e Pendarovskit, është parashikuar që ai të realizojë disa takime bilaterale gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshime klimatike – COP28.