Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmePendarovski i vizitoi qendrën transitore “Vinojug” dhe pjesëtarët e Armatës në Mllaz...

Pendarovski i vizitoi qendrën transitore “Vinojug” dhe pjesëtarët e Armatës në Mllaz Bogdanci

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka vizituar qendrën transitore “Vinojug” – Gjevgjeli dhe ka biseduar me përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të angazhuara atje për aktivitetet e tyre aktuale, regjistrimin e migrantëve dhe trajtimin e tyre.

Siç informojnë nga Kabineti i presidentit Pendarovski, kreu i shtetit ka vizituar këndin familjar ku realizohet edukimi i emigrantëve dhe është njoftuar për aktivitetet e deritanishme lidhur me mbrojtjen e tyre psiko-sociale dhe shëndetin mendor. Në bisedë me disa prej personave që përdorin këto shërbime, presidenti u njoftua me historitë dhe dëshmitë e tyre personale, si dhe me eksperiencat e tyre të mëparshme nga qëndrimi në vend.

Në bisedë me përfaqësues të institucioneve kompetente, presidenti Pendarovski u njoftua për kapacitetet e qendrës transitore, si dhe për gjendjen e përgjithshme në kufirin jugor, duke pasur parasysh se atje është në fuqi vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës.

“Njëkohësisht, u konstatua se gjendja e sigurisë është stabile dhe pa ndryshime të dukshme në krahasim me periudhën e kaluar. Që nga fillimi i vitit në vend janë regjistruar gati 10 mijë emigrantë, kryesisht nga Siria, Maroku, Afganistani dhe Pakistani. Bashkëbiseduesit e theksuan nevojën për forcimin e mëtejshëm të qasjes së përbashkët të vendeve të interesuara, mbështetjen në forcimin e kapaciteteve kombëtare, por edhe bashkëpunimin me vendet e origjinës së këtyre personave”, thuhet në komunikatë.

Gjatë vizitës në “Vinojug”, presidenti Pendarovski ka biseduar edhe me përfaqësues të Organizatës ndërkombëtare për emigracion (IOM), agjencia udhëheqëse e Kombeve të Bashkuara për emigracion. Ata e njoftuan me aktivitetet e tyre aktuale në drejtim të trajtimit të duhur të emigrantëve, bashkëpunimit ndërkombëtar, gjetjes së zgjidhjeve praktike për sfidat e emigracionit dhe ndihmës humanitare.

Presidenti Pendarovski sot pasdite ka vizituar edhe pjesëtarët e ushtrisë që ndodhen në objektin në Mllaz Bogdanci. Në një bashkëbisedim me ta, ushtarët dhe eprorët e informuan me aktivitetet dhe angazhimin e tyre në përballjen me kalimet ilegale në kufirin tonë jugor. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit