Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmePDK-ja propozon shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme, këto janë...

PDK-ja propozon shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës javën e ardhshme, këto janë datat e mundshme për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Pas takimit në prononcimet për media, Kurti e Krasniqi folën si asnjëherë me parë për gatishmërinë për të organizuar zgjedhje brenda një periudhe të afërt.

Nga ana tjetër, burime të IndeksOnline-t bëjnë më dije se në këtë takim, PDK-ja ka propozuar që deputetët të votojnë mocionin për shpërndarjen e kuvendit, javën e ardhshme, ndërsa si data të mundshme ka propozuar 30 qershorin ose 7 korrikun kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryeministri Kurti në deklaratën e tij ka kërkuar konsensus ndërpartiak për këtë çështje, por që aktualisht është vështirë të arrihet, pasi dy partitë e tjera opozitare LDK-ja dhe AAK-ja po kushtëzojnë votimin për shpërndarjen e kuvendit me dorëheqjen e kryeministrit ose shkarkimin e tij.

Kreu i ekzekutivit ka paralajmëruar një ftesë tjetër për Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn, pasi ftesa për takimin e mbrëmshëm është refuzuar nga kreu i LDK-së dhe ai i AAK-së./IndeksOnline/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit