Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmePas Gostivarit, “armiqtë” e dikurshëm sot u bënë bashkë rreth tryezës për...

Pas Gostivarit, “armiqtë” e dikurshëm sot u bënë bashkë rreth tryezës për të dëgjuar dhe mbështetur programin zgjedhor të Bujar Osmanit

Pasi një natë më parë “armiqtë” e dikurshëm u bënë bashkë në Gostivar, sot u ulën në tavolinën e përbashkët të “Frontit Evropian” për të dëgjuar programin zgjedhor të kandidatit të BDI-së për president Bujar Osmani dhe për të firmosur deklaratën mbështetëse. Ziadin Sela e Menduh Thaçi, akuzat e të cilëve ndër vite ishin më të ashprat ndaj Ali Ahmetit dhe zyrtarëve të BDI-së i thurën lëvdata programit të Osmanit.

“Program i guximshëm. Do natyrisht të kesh përkrahjen tonë që bashkërisht këtë vend ta bëjmë të jetueshëm më konkurrent dhe më me perspektivë”, tha Ziadin Sela, ASH.

“Ky program flet për seriozitetin tënd të këtyre njerëzve që janë këtu, partive dhe sinqeritetin tonë se ne nuk planifikojmë shtete rezervë, asociacione rezervë. Ne e kemi seriozisht përcaktimin”, u shpreh Menduh Thaçi, PDSH.

Ndërkohë Osmani në shpalosjen e programit të tij për garën presidenciale të 24 prillit u fokusua te integrimi në BE, zgjedhja e Presidentit në Kuvend, partneriteti me SHBA-në e të tjera. Ndërsa theks të veçantë i kushtoi kërcënimit rus.

“Rreziku rus është real dhe veçmë e kemi parë të gjithë më 24 shkurt me fillimin e agresionit rus në Ukrainë. Unë jam thellë i bindur se Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicieve imperialiste ruse. Se po që se Rusia fiton në Ukrainë do të jetë vetëm fillimi i ambicieve të saj në Evropë dhe stacioni i dytë mund të jetë Transnistria në Moldavi dhe pastaj bllkani perëdinor si rajon, tokë pjellore me dosje të hapura siç është Bosnjë-Hercegovina, mosfunksionaliteti i Marrëveshjes së Dejtonit, raporti Kosovë- Serbi, por edhe nacionalizmi në rritje në Maqedoninë e Veriut si rezultat i bllokimit të integrimit të vendit”, tha Bujar Osmani, kandidat për president.

Ndërsa Osmani fliste për kërcënimin rus, Sela dëgjonte më vëmendje, duke harruar se jo më larg se në 8 mars të vitit 2022 ai e akuzonte Bujar Osmanin si financues të Rusisë. Në një postim në rrjetet sociale, bashkëngjitur me dokumente të furnizimeve publike të Ministrisë së Jashtme, Sela kishte shkruar se Osmani e kishte arritur kulmin me shpifjet ndaj opozitës së atëhershme ndërsa dikasteri i tij furnizohej me karburante nga kompanitë ruse që përbënte ndihmë të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë.

“Vrerin” e deridikurshëm ndaj Osmanit dhe BDI-së në harresë e la edhe Arjanit Hoxha i PDE-së. Edhe Hoxha pati parashtruar pyetjen se kur ishte i sinqertë Osmani. “Ministria me të cilën udhëheq Bujar Osmani ka kontratë për furnizim me karburante pikërisht me kompaninë ruse. Ajo fjala popullore: “Këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën”, është pikërisht për politikanët e tipit të Bujar Osmanit që ndryshe flet dhe ndryshe vepron! pati shkruar Hoxha.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit