Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmePas aksidentit tragjik në Këlcyrë, kapet një tjetër makinë me emigrantë të...

Pas aksidentit tragjik në Këlcyrë, kapet një tjetër makinë me emigrantë të paligjshëm

Pas aksidentit tragjik me tetë viktima në këlcyrë të Përmetit, Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Shkodra pasi ka qenë duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit një makinë me emigrantë të paligjshëm ka dalë nga rruga në zonën e Këlcyrës teksa ndiqej nga policia.

Aksidenti ka përfunduar me shtatë emigrantë dhe shoferin nga Shkodra të vdekur.

Sipas njoftimit të policisë, 24-vjeçari është kapur në flagrancë teksa transportonte kundrejt pagesës, emigrantë nga India dhe Pakistani, që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit kundrejt pagesës, të disa emigrantëve që synojnë të kalojnë ilegalisht kufijtë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Illegal”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, 24-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me një automjet tip “Benz”, 3 emigrantë nga India dhe Pakistani, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton policia.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit