Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmePacolli: Disa njerëz të pa skrupull po shpikin skenar për motivet e...

Pacolli: Disa njerëz të pa skrupull po shpikin skenar për motivet e vrasjes së Liridonës

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pacolli ka shkruar se është i zhgënjyer nga personat që po japin versione të ndryshme në media për motivet e vrasjes së Liridonës.

“Jam shumë i zhgënjyer nga fakti që disa njerëz të pa skrupull, pa asnjë respekt për tragjedinë e ditëve të fundit, për viktimen dhe njerëz tjerë qe nuk kanë lidheshmeri me ngjarjen, imponohen në televizion dhe media të ndryshme ku rrëfejnë, hamendësojnë, gënjejnë dhe shpikin skenarë, thjesht për të thënë diçka. Kështu, këta njerëz faqezinjë përmes ekranit dhe platformave mediatike mundohen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta, duke krijuar narrativa të shpikura për njerëzit (që nuk kanë asnjë lidhje me rastin), duke u shkaktuar dhembje atyre, fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faqezinjë duhet të përgjigjen para drejtësisë!”, shkroi ai në Facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit