Wednesday, November 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani nga Tivati: Masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë...

Osmani nga Tivati: Masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, Mali i Zi, ka theksuar se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po e dëmtojnë popullin.

Osmani tha se mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, e jo  te satelitët e Putinit, duke aluduar te fqinji ynë, Serbia.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, tha Osmani.

Bashkimi Evropian pati vendosur masa kufizuese ndaj Kosovës vitin e kaluar, pas ngjarjeve që patën ndodhur në veri të vendit në maj të vitit 2023.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit