Tuesday, November 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani: Në Frontin Evropian ka vend edhe për partinë e Arjanit Hoxhës!...

Osmani: Në Frontin Evropian ka vend edhe për partinë e Arjanit Hoxhës! Pas deklaratës së Mishel, koha është që secili të pozicionohet

I pyetur nëse PDE-ja e Arjanit Hoxhës do të bëhet pjesë e Qeverisë, ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Fronti Evropian është i hapur për të gjithë që janë pro Evropës, shkruan TV21. Osmani tha se vendi nuk ka kohë për të humbur pas deklaratave të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili pohoi mundësinë që vendi deri në vitin 2030 të bëhet pjesë e BE-së.

“Për këso gjëra konkretisht nuk kam informacione. Ajo që mund të them është se ideja është të promovohet fronti evropian. Asnjëherë si deri tani, shoqëria nuk është polarizuar në Evropë dhe jo Evropë. Tani është koha kur hapen rrugët, tani kur kalohet udhëkryqi, koha është që secili të pozicionohet. Për këtë shkak, fronti evropian është i hapur për të gjithë, pavarësisht të partive politike, në bazë të përkatësisë etnike, përkatësisë ideologjike apo përkatësi tjetër jashtë BE-së. Kështu që në frontin evropian ka vend edhe për partinë e Arjanit Hoxhës dhe partive tjera të cilat mendojnë se tani është koha pas kësaj të Sharl Mishel, më nuk ka hapësirë për humbje kohe”, tha Osmani.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit