Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeOsmani: Fronti Europian është një bashkim historik i fuqive politike

Osmani: Fronti Europian është një bashkim historik i fuqive politike

Kandidati i Frontit Europian Bujar Osmani nga tubimi në Dibër tha se ky front është një bashkim historik i fuqive politike dhe i synimit europian me qëllim të garantimit të një jete më të mirë dhe më të pasur për të gjithë qytetarët

“Jam i privilegjuar që jam i vetmi kandidat shqiptar për president që pas vete ka nëntë parti politike dhe katër komunitetet më të mëdha në vend dhe mbi supet e mia bart një nga misionet më fisnike qindvjeçare, atë të heqjes së kufijve midis nesh. Ky është Fronti Europian. Ky front më ka mundësuar që të jem bajraktar i heqjes së kufijve nëpërmjet integrimit të rajonit tonë në BE dhe unë i jam falënderues frontit që këtë besim të madh e ka vendosur mbi supet e mia”, deklaroi Bujar Osmani, Kandidat për president. /Alsat.mk

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit