Sulmi ndaj punonjësve shëndetësor po merr intensitet, ndërsa për ndalimin e tij nevojitet zgjidhje sistematike që do të zbatohet në nivel kombëtar dhe në nivel të shtëpive shëndetësore, thonë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë për nder të 12 marsit, ditës evropiane për ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj punëtorëve shëndetësor.
“Oda e Mjekëve e konsideron si të papranueshëm sulmin mbi mjekët dhe punëtorëve tjerë shëndetësor, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për sulm verbal apo fizik dhe pa marrë parasysh se nga kush vjen ajo.
Të gjithë duet të insistojmë në zero tolerancë të çfarëdo lloji sjellje agresive apo sulmit dhe duhet të paraqiten”, thonë nga Oda e Mjekëve.
Nga Oda e Mjekëve u bëjnë thirrje mjekëve që të paraqesin rastet e sulmeve në polici, ndërsa pastaj ta njoftojnë edhe Odën e Mjekëve.
Në një anketë të realizuar para dy vjetëve nga Oda e Mjekëve, 78% e mjekëve kanë paraqitur se kanë qenë cak i ndonjë lloji të sulmit. Nga ato 80% kanë qenë sulme verbale, ndërsa 6.8% kanë qenë sulme fizike.