Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeNgrihet padi penale ndaj 6 inspektorëve të ISHT, kishin lejuar disa këmbimore...

Ngrihet padi penale ndaj 6 inspektorëve të ISHT, kishin lejuar disa këmbimore të punojnë pa licencë

Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër gjashtë zyrtarëve inspektorë të punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, përkatësisht: S.B.(32), J.R.(54), V.M.(47), B.S.(46), S.S. (61) dhe R.B.(37), të gjithë nga Shkupi, për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 353 i Kodit Penal të RMV-së.

Gjatë muajit mars dhe prill 2023, ka ndërmarrë veprime zyrtare dhe ka kryer kontroll në tre objekte të shënuara si këmbimore, në afërsi të Bit Pazarit, Shkup, për të cilat është konstatuar se nuk kanë qenë të regjistruar si persona juridikë dhe nuk posedojnë licenca të lëshuara nga BPRM për kryerjen e punëve të këmbimit të parave dhe një kohë të gjatë kanë punuar si këmbimore, të raportuarit, në pajtim me Ligjin për ndalimin dhe parandalimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar sipas të cilit ata vetë kanë deklaruar se veprojnë. Inspektorët kanë qenë të detyruar të nxjerrin aktvendim me të cilin u ndalohet kryerjen e veprimtarisë, vulosjen e objekteve të tyre, konfiskimin e sendeve, pajisjeve dhe mjeteve me të cilat është kryer kundërvajtje, si dhe shqiptimin e gjobës në shumë prej 1.000 deri në 20.000 euro në kundërvlerë me denarë.

Megjithatë, inspektorët zyrtarë të tregut kanë shkelur të gjitha dispozitat e ligjit të përmendur dhe në tre kontrolle të jashtëzakonshme të personave të gjetur në të tri objektet si këmbimore, as nuk kanë nxjerrë vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së paregjistruar dhe as nuk kanë vulosur ambientet ku e kanë kryer veprimtarinë e kundërligjshme, as nuk i kanë konfiskuar mjetet, sendet dhe pajisjet me të cilat është kryer kundërvajtja dhe nuk kanë shqiptuar gjobë nga 1.000 deri në 20.000 euro.

Në të kundërtën, në të tre kontrollet e jashtëzakonshme në të tre këmbimoret, secilit pronar i është shqiptuar një gjobë prej 80 eurosh në denarë dhe ka lejuar që këmbimoret të vazhdojnë punën e rregullt, duke vepruar në kundërshtim me ligjin. Ligji për ndalimin dhe parandalimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar dhe duke mos kryer detyrën zyrtare kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit