Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeNgjarjet në KSHZ, Zeqiri: Frontit që udhëhiqet nga shqiptarët do t’i takonin...

Ngjarjet në KSHZ, Zeqiri: Frontit që udhëhiqet nga shqiptarët do t’i takonin një sërë pozicionesh kyçe në shtet si forcë e parë opozitare

Arben Zeqir nga Fronti Europian thotë se paritë maqedonase përmes ndihmës së VLEN, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor po përpiqen që të marrin dy deputetë nga Fronti Europian për të zbutur dallimin mes Frontit dhe VLEN, por edhe për largimin e Frontit nga pozita e fuqisë së dytë politike në vend pas VMRO-DPMNE-së.

Zeqiri thotë se e gjithë kjo po bëhet për t’ia parandaluar marrjen e posteve që do i takonin Frontit Europian si parti e parë në opozitë.

“Nëse koalicioni qeveritar do të bëhej mes VMRO dhe VLEN, atëherë Fronti Europian do të ishte forca e dytë politile në vend, gjeqësisht forca e parë opozitare në vend. Me këtë pozicion, Frontit që udhëhiqet nga shqiptarët do t’i takonin një sërë pozicionesh kyçe në shtet. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe dy anëtarët e KSHZ nga opozita do t’i takonin Frontit Europian, ndërsa vetëm një anëtar LSDM-së. Prokurori i shtetit zgjidhet me propozim të forcës së parë opozitare, gjeqësisht Frontit Opozitar. Me komisionet parlamentare kyçe që udhëheq forca e parë opozitare do të udhëhiqte Fronti Europian. Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë do të zgjidhej me propozim të Frontit Europian. Postet kyçe në Agjencinë për Komunikime Elektronike, Agjencionin Rregullator për Energjetikë, Agjencinë për shërbime audio dhe audio-vizulese dhe shumë agjencione dhe trupa rregullatorë me peshë, do të zgjidheshin me propozim të forcës së parë opozitare, gjeqësisht Frontit Europian. Janë dhe një listë e gjatë pozicionesh që do të duhej ti drejtonin shqiptarët, por më e rëndësishmja që në takime të liderëve, Këshillin për Siguri Shtetërore dhe të ngjashme, rolin e bartësit të opozitës në vend do të duhej ta udhëheq njëri nga liderët shqiptar të Frontit Europian”, shkruan Zeqiri.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit