Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaTechnologyMurati: Shkollat po mbeten të zbrazëta për shkak të zhvillimeve politike

Murati: Shkollat po mbeten të zbrazëta për shkak të zhvillimeve politike

Me rastin e ditës së mësuesit, u bë promovimi i veprës “Leksikon i pishtarëve të arsimit shqip 1941-1971” nga autori Avzi Mustafa. Me këtë rast, profesori Mustafa tha se është munduar që në këtë vepër të përmbledh të gjithë mësuesit e parë të arsimit shqip të cilët në këtë periudhë kontribuan për mësimin e mirëfilltë të gjuhës shqipe. Ndërkohë, profesori Xheladin Murati tha se pavarësisht arritjeve të arsimit shqip, shkollat po mbeten të zbrazëta për shkak të zhvillimeve politike.

“Kam bë përpjekjen maksimale, edhe nëpër shtëpi po edhe nëpër varre kam shkuar sepse e dënim emrin, ku ka punuar por nuk e dënim ku ka lind. Isha I detyruar të shkoj në varre e ta shoh atje. Nëqoftëse pritni premtimet se çfarë do të bëj unë, nuk do të rrëmbehem në atë se jam në moshën e tretë dhe nuk e di se sa do të rroj për të jetuar dhe për të vepruar”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor universitar.

“Sot ne mburremi se kemi universitete, kemi student, kemi nxënës por klasat do të mbeten pa nxënës, do të mbeten bankat bosh sepse politika arriti që të bën shpërnguljen e popullatës tonë dhe shkollat të mbeten të zbrazëta”, u shpreh Xheladin Murati, profesor universitar.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit