Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajme“Munishi AG”, në konferencën e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës

“Munishi AG”, në konferencën e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës

“Javën e kaluar pata privilegjin të marr pjesë në konferencën e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës. Shkëmbimi me kolegët për bashkëpunime të mundshme me kompanitë zvicerane ishte jashtëzakonisht pasurues. Veçanërisht mbresëlënëse ishte fjalimi frymëzues i kryeministrit Albin Kurti”.

Kështu shprehet për albinfo.ch Gjergj Munishi, bashkëpronar i kompanisë së njohur për prodhimin e mobilerive nga druri, “Munishi AG”, me seli në Wil të Zvicrës.

“Një tjetër pikë kulmore ishte pjesëmarrja ime në juri, ku pata nderin të ndaj çmime për talentët e rinj që impresionuan me punën e tyre krijuese. Kjo përvojë më dëshmoi edhe një herë se çfarë potenciali mbresëlënës ka brezi i ardhshëm në Kosovë”, thotë më tutje Gjergj Munishi.

Industria e përpunimit të drurit në Kosovë, gjatë viteve të fundit ka shënuar rezultate të lakmueshme, duke u bërë dega me ngritjen më të madhe si në prodhim, ashtu dhe në eksportet jashtë vendit, ku Zvicra zë një vend të veçantë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit