Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeMitrovica e Veriut nuk e pranon kërkesën e iniciativës për largimin e...

Mitrovica e Veriut nuk e pranon kërkesën e iniciativës për largimin e Atiqit

Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e qytetarëve për iniciativën e largimit të kryetarit, Erden Atiq.

Kjo u konfirmua nga kryesuesi i Kuvendit të kësaj komune, Nexhat Ugljanin.

“Kërkesa nuk është pranuar, për shkak se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr.02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni. Ata kanë të drejtë edhe njëherë kur të plotësojnë kriteret që ta dorëzojnë sërish kërkesën”, tha Ugljanin për Klanin

Në shtator të këtij viti, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që nëpërmjet një peticioni t’i largojnë kryetarët e komunave veriore.

Udhëzimi Administrativ, ishte hartuar në kuadër të hapave që Qeveria e Kosovës i ka ndërmarrë për shtensionimin e plotë të situatës në veri.

Zgjedhjet në veri të mbajtura më 23 prill, u bojkotuan nga ana e serbëve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit