Sunday, November 17, 2024
spot_img
BallinaLajmeMinistri i Brendshëm i Kosovës jep detajet e fundit: Nxorëm 30 serbët...

Ministri i Brendshëm i Kosovës jep detajet e fundit: Nxorëm 30 serbët të armatosur nga manastiri, ekzekutuam 3 dhe arrestuam 6 kriminelë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për gazetarët për situatën e rëndë që është duke ndodhur në veri të Kosovës.

Sveçla tha se janë vrarë 3 kriminelë serbë, janë arrestuar 6 ndërsa janë plagosur 2 prej tyre.

Ndërkohë, Sveçla u shpreh se janë nxjerrë 30 serbët e ngujuar nga Manastiri, ndërsa thotë se ishin jashtëzakonisht të armatosur.

“I shpreh ngushëllimet më tëe sinqerta e të thella, familjes, shokëve dhe kolegëve të Afrimit dhe qytetarëve të Kosovës. Pas kësaj, përgjigja e policisë së Kosovës ishte e menjëhershme dhe profesionale, për një kohë të shkurtër vendosën të gjithë territorin në kontroll. Me këtë rast, ne kemi 6 të arrestuar 2 nga ata të plagosur.

Si dhe 3 së paku, sulmues të vrarë.

Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”- tha Sveçla.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit