Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me gjasë do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni i partive opozitare të shqiptarëve “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM”, këtë e shkroi në rrjetin social “X” anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antnoio Milloshoski, pas rivotimit të djeshëm në 6 vendvotime në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, përcjell TV21.