Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeMickoski: Pagat duhet të rriten, të kenë vlerë dhe të mos ketë...

Mickoski: Pagat duhet të rriten, të kenë vlerë dhe të mos ketë inflacion

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me akuzat e LSDM-së se Qeveria e Mickoskit nuk ka përmbushur premtimin parazgjedhor për rritje të pagave tha se pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë.

“Pagat duhet të rriten dhe të kenë vlerë, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që të rriten pagat, por edhe të kenë vlerë, të mos ketë inflacion”, u shpreh Mickoski.

Ai shtoi se LSDM po manipulon dhe ofendon qytetarët, ndërsa Qeveria po punon sipas programit zgjedhor për shkak se ky program ka marrë afër 450.000 vota.

“Ata le të vazhdojnë me gënjeshtra. Tani kanë më pak mundësi për vjedhje për shkak se ata që vodhën, shumë shpejt do të jenë para drejtësisë. Ata le të vazhdojnë me gënjeshtra, ne do të vazhdojmë me punë. Ky është qëllimi ynë”, tha Mickoski.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit