Kryeministri Hristijan Mickoski në një dalje për media foli edhe për vendimin e Qeverisë për ndarjen e 34 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza”. Mickoski tha se bëhet fjalë për projekt që do të zgjasë disa vite, përcjell TV21.
“Lidhur me kampusin. Po është sjellur vendim qeveritar. Dhe ashtu siç paralajmërova në të kaluarën, ashtu edhe për projektin e këtij kampusi, bëhet fjalë për projekt zhvillimor që do ta zgjasë disa vite. Unë e di çfarë dëshirojnë tani, ja universiteti Nënë Tereza, është universitet që mësimi zhvillohet në shqip dhe të krijojnë mllef te maqedonasit pse tani te shqiptarët investohet dhe jo tek maqedonasit. Ky është provokimi. Duhet ta dini ata që i bëjnë këto provokime se ku kalojnë ata, ne ka kohë që jemi kthyer ”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
https://www.facebook.com/tv21hd/videos/888404535954841/?ref=embed_video