Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në seancës solmne të organizuar nga Qeveria, me rastin e shënimit të 23 vjetorit të marrëveshjes së Ohrit, i është drejtuar të pranishmive në gjuhën shqipe.
Në këtë seancë ku i pranishëm ka qenë edhe vetë kryeministri Mickoski, Mexhiti tha Qeveria aktuale ka kapacitete dhe gatishmëri për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje paqësore, e cila, sipas tij, u ha në harres nga qeveritë e kaluara.
“Faleminderit kryeministër. Të nderuar ministra. Kjo qeveri dëshmon kapacitet dhe respect për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, e cila është marrëveshje e paqes, marrëveshje që në parim është marrëveshje për funksionimin e shtetit dhe jo marrëveshje për të krijuar pozicion për pushtet të përjetshëm të një partie politike. Pra, është marrëveshje për një standard të ri për qytetarët dhe për inkluzivitet”, tha mes tjerash Mexhiti në fjalimin e tij në Qeveri.