Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti: Presim edhe parti të tjera politike të bashkohen me ne

Mexhiti: Presim edhe parti të tjera politike të bashkohen me ne

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistën e tij për Radio Evropa e Lirë se tashmë opozita është e bashkuar dhe bazohet në parime, program dhe prioritete të reja.

“Janë tejkaluar disa pengesa se kush do të udhëheq me opozitën dhe fokusi është vendosur se shqiptarëve u nevojitet konkurrenca në bllokun shqiptar. Të ketë konkurrencë në ide, program, platformë, gjë që ka munguar gjatë këtyre 20 viteve”, u shpreh Mexhiti.

Ai tha se opozita shqiptare nuk do të vërtetojë qeverisjen e keqe të BDI-së dhe partnerëve tjerë, por do të japë propozime konkrete për zgjidhjen e këtyre problemeve për të përmirësuar standardin jetësor dhe të parandalojë emigrimin e të rinjve.

“Do të luftohet korrupsioni i cili theksohet në raportin e fundit katastrofal për shkak të korrupsionit të nivelit të lartë. Fokusi do të jetë edhe te çështjet ekonomike për shkak se sipas hulumtimeve, shtatë nga tetë çështje që i prekin shqiptarët janë pagat dhe standardi jetësor”, tha Mexhiti.

Mexhiti po ashtu u shpreh se presin edhe parti të tjera politike të bashkohen Lëvizjes Evropiane për Ndryshime dhe se në zgjedhjet presidenciale do të garojnë me kandidat për president.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit