Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti nga ASH-ja: Ne jemi me Frontin Europian

Mexhiti nga ASH-ja: Ne jemi me Frontin Europian

Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Fatmir Mexhiti thotë se partia është për të ardhme në Frontin Europian, shkruan TV21. Mexhiti tha se këtë ua kanë rekomanduar edhe partnerët ndërkombëtar.

Ne jemi për të ardhme në bashkimin në Frontin Europian, do të shkojmë drejt dhe të mos humbim kohë më tepër. Këtë na e preferojnë edhe dashamirët tanë ndërkombëtar, edhe ne këtë do ta bëjmë, Aleanca do të vendos”, tha mes tjerash Mexhiti.

I pyetur nëse kjo i bie që në zgjedhjet parlamentare ASH-ja do të garojë bashkë me BDI-në, Mexhiti tha se kjo nënkupton që do të garojnë me frontin e optimizmit.

“Do të thotë se ne jemi me Frontin Europian, me frontin e së mirës, me frontin e asaj që është optimizëm, që është e ardhshmja e Maqedonisë”, deklaroi Mexhiti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit