Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së...

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti nga Saraji ka ironizuar me koalicionimin e BDI-së me partinë e Unionit të Romëve të prirë nga Kurto Dudush.

“Neve na kanë lodh se a jeni me Albin Kurtin apo nuk jeni me Albin Kurtin. Nuk ka asgjë të keqe të jesh me vëllaun tënd dhe gjithë shqiptarët janë me Albin Kurtin. Ne të VLEN-it jemi me Kurtin, por ju jeni bo me Kurton”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, këto zgjedhje janë sikur ato të 2016. “Nëse atëherë u votua antiGruevski, tash votohet kundër gjithë këtyre grueskave, mijallkovave dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Andaj këto e kanë humbur udhën dhe nuk mund ti kuptojmë se çka flasin. Të njejtit ata Alia dhe Menduhi kinse e paskan prish Jugosllavinë, tash mundohen me na bo një minijugosllavi në Maqedoni. I njejti që kërkonte të bashkohet opozita shqiptare që të fitojnë shqiptarët dhe në momentin kur opozita shqiptare u bashkua në VLEN ai ikë e le mejdanin e shqiptarëve , e le kauzën kombëtare, dhe shkon në ato kauzat e gjelbërta. Ne mos i themi mos shko, por vetë e kërkoi mejdanin, por tani e ka gjuajtur peshqirin. Ne jemi opsioni i vetëm shqiptar me presidentin Taravari dhe VLENI me 8 maj do të jetë opsioni i vetëm shqiptarë”, deklaroi Mexhiti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit