Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeMexhiti: Ministria e Llogës po i’a fal veprat Gruevskit dhe Mijallkovit

Mexhiti: Ministria e Llogës po i’a fal veprat Gruevskit dhe Mijallkovit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se Aleanca për Shqiptarët duhet ta kuptojë se vendi i tyre është në bllokun e partive opozitare dhe jo në pushtet me BDI-në, shkruan gazeta LAJM. Mexhiti, tha se ASH-ja u fut në Qeveri për të ndryshuar kushtetutën dhe për t’i hapur rrugë procesit të integrimit evropian të vendit, por ministria e drejtuar nga kuadri i tyre Krenar Lloga nxiti ndryshimin e Kodit Penal, me çka “i falën veprat Gruevskit dhe Mijallkovit”.

“Elektorati i Aleancës për Shqiptarët është opozitar është rritur me narrativën anti-Qeveri dhe mendoj se do ta dëgjojë elektoratin dhe strukturat e tyre, sepse përndryshe do të shkojë dëm si subjekt. Preteksi i fundit ishte se kanë hyrë në Qeveri për të bërë ndryshimet kushtetuese, por ndryshimet kushtetuese nuk po ndodhin; në resorin e tij ndodh ndryshimi i Kodi Penal, që i fal veprat Nikolla Gruevskit, Mijallkovit, dhe të tjerëve. Mendoj që nuk është intencë, dëshirë dhe kërkesë e elektoratit të Aleanca për Shqiptarët. Sa më shpejt ta kuptojnë, ka vend në opozitën shqiptare për të bërë ndryshimin e shumëpritur”, tha Mexhiti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit