Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, nuk e ka parë të udhës që t’i komentojë letrat e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, dërguar kryeministrit Hristijan Mickoski, atij shqiptar Edi Rama, si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, shkruan gazeta Lajm.
Gjatë inspektimit të punimeve në segmentin e autostradës Gostivar-Bukojçan, që është pjesë e korridorit 8-të, Mexhiti, tha se Qeveria aktuale nuk merret me muhabete bosh, por me punë konkrete.
“Sot nuk jemi për letra, nuk jemi për muhabete bosh, sot jemi këtu për punë konkrete. Nuk jemi këtu as për të luajtur futboll, sot jemi këtu për punë konkrete dhe të rëndësishme siç është korridori 8-të dhe jam i lumtur që punimet për këtë projekt të rëndësishëm për shtetin po nisin të realizohen me një dinamikë të madhe”, tha Mexhiti.