I riu la futbollin dhe Policinë e Kosovës për të migruar në Gjermani
Albian Dobrunaj është nga Deçani dhe është polic i Kosovës. Ai deri më tani u kujdes për rendin dhe ligjin në vendlindjen e tij. Albioni është edhe sportist i dalluar. Ai merret edhe me futboll dhe është lojtar aktiv i KF “Besa” nga Irzniqi, transmeton albinfo.ch.
Por thuhet se Albiani ka lënë pas edhe futbollin, edhe uniformen e Policisë për të migruar në Gjermani për një jetë më të mirë. Paga jo e dinjiteshme në Policinë e Kosovës dhe vështirësitë ekonomike e kanë shtyrë të riun deçanas të migrojë.
Kështë është bërë e ditur nga faqja e klubit futbollistik “Besa”.
Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit i kanë uruar shëndet e suksese Albianit.
“Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falënderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar yni, po ashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje”, është shkruar në mesazhin e klubit nga Irzniqi.
Njoftimi i plotë:
Lojtari ynë, Albian Dobrunaj, ka lënë vendlindjen e tij, punën e Policit të Kosovës dhe ka emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë!
Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falënderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar yni, po ashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje!