Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeMilaim Aliu nga Shkupi i bashkohet Lëvizjes BESA

Milaim Aliu nga Shkupi i bashkohet Lëvizjes BESA

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka prezantuar prurjen e parë në subjektin politik që po drejton. Ai ka njoftuar se Milaim Aliu, jurist nga Shkupi i bashkohet Lëvizjes BESA.

ja postimi i tij:Të nderuar qytetarë dhe simpatizantë të Lëvizjes BESA, Ju njoftoj se prej sot pjesë e BESA-s dhe Frontit Opozitar do të jetë edhe Milaim Aliu.Milaimi ka lindur më 18.09.1965 në Shkup dhe është magjistër i Juridikut.Ai ka ushtruar disa pozita zyrtare, në të cilat ka punuar me plot dinjitet dhe profesionalizëm. Po ashtu ka përvojë në projekte ndërkombëtare tepër të rëndësishme siç janë, projekti i NATO-s “NICS – New incident comand sistem”, si dhe përvojë në projekte të IPA-së.Milaimi është i martuar dhe prind i dy fëmijëve. Me përvojën dhe njohuritë e tij profesionale, do të kontribuojë tej mase për zhvillimin e shoqërisë. KALAJA e SHPRESËS dhe DINJITETIT po rritet çdo ditë!”, ka shkruar Kasami.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit