Afaristi nga Zvicra, Kastriot Iseini, ka dy vjet që ndan bursa mbështetjeje për edukim, inspirim dhe punë për të ardhmen e nxënësve dhe studentëve të talentuar, përcjell diasporapress.dk
Kastriot Iseini edhe këtë vit vazhdoi me krenari traditën e mbështetjes së rinisë në rrugën e tyre drejt suksesit, duke ndarë 25 bursa për nxënësit dhe studentët e suksesshëm.
Në vitet e kaluara kujtojmë se ai ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në arsimin lokal, duke shpërndarë bursa dhe çmime për nxënësit dhe studentët, edhe atë:
Në vitin 2022 shpërndau 12 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.
Në vitin 2023 shpërndau 14 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.