Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeMEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot...

MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

“Furnizimi publik për rregullim hortikulturor është procedurë e shpallur dhe zbatuar nga udhëheqësia e mëparshme e SHA MEPSO dhe përcaktimi ynë është që të mos harxhohet asnjë denarë për këtë shpenzim krejtësisht të panevojshëm”, thuhet në reagimin e MEPSO-s.

“Nevoja për një furnizim të tillë është deklaruar në planin e prokurimeve publike për vitin 2024, ai është publikuar në maj, dhe vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme është marrë në fund të korrikut nga ekipi menaxhues në largim. Meqë procedura ishte në fazën finale, ndërsa të përballur me mundësinë e pasojave juridike, SHA MEPSO e ka nënshkruar të njëjtin.

Ndryshe, bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë e lidhur për një periudhë 12 mujore, që do të thotë se nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve. Si ekip i ri menaxhues, vlerësojmë se furnizimi për rregullim hortikulturor nuk është i nevojshëm dhe nuk do të bëhet asnjë porosi për të”, vijon reagimi i MEPSO-s.

“Deri në këtë moment nuk ka asnjë implikim financiar në lidhje me këtë marrëveshje dhe sigurojmë se do të jetë deri në skadimin e marrëveshjes.
Nga aty ftojmë opinionin që të ndjekë realizimin e prokurimit përmes sistemit elektronik për furnizime publike sepse opinioni ka të drejtë të dijë se si janë shpenzuar dhe po shpenzohen fondet e kompanisë që është pronë shtetërore.

Ndryshe, ky nuk është shembulli i parë i shpenzimeve të panevojshme të parave nga ekipi i mëparshëm menaxhues nëse dihet se nga buxheti i kompanisë janë harxhuar para për donacione dhe sponsorizime edhe aty ku nuk ka qenë e nevojshme dhe për këtë qëllim është tejkaluar buxheti për rreth 10 milionë denarë”, mbyllet reagimi i MEPSO-s.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit