“Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për qendrat e emigrantëve ngre disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe shton një prirje shqetësuese evropiane drejt kontraktimit të përgjegjësive të azilit”.
Është kjo deklarata më e fundit e Komisioneres Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatovic, e cila reagon për akordin e nënshkruar së fundmi mes dy kryeministrave.
“Protokolli për zbarkimet dhe përpunimin e kërkesave për azil ngre një sërë pyetjesh të rëndësishme mbi ndikimin që do të kishte zbatimi i tij në të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve”, shton ajo.