Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeMarina gjermane për pak sa nuk rrëzoi një dron amerikan mbi Detin...

Marina gjermane për pak sa nuk rrëzoi një dron amerikan mbi Detin e Kuq – luftanija lansoi dy raketa në drejtim të fluturakes

Një luftanije gjermane në Detin e Kuq për pak sa nuk rrëzoi një dron amerikan, në një rast zjarri miqësor të shmangur me vështirësi, shkruan Deutsche Welle.

Një fregatë gjermane e dërguar për të mbrojtur anijet tregtare në Detin e Kuq, për pak sa nuk rrëzoi aksidentalisht një dron amerikan, raportuan mediat gjermane të mërkurën.

Ministria gjermane e Mbrojtjes konfirmoi se një incident me dron ku përfshihej një vend aleat ndodhi të hënën, pa përmendur emrin e vendit, transmeton Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se fregata Hesse, e cila mbërriti në rajon në fundjavë si pjesë e një misioni të BE-së për të ndihmuar në sigurimin e transportit ndërkombëtar nga sulmet e Huthive të Jemenit të mbështetur nga Irani, hapi zjarr pasi përpjekjet për të identifikuar dronin e panjohur “ishin të pasuksesshme. ”

“Çështja u zgjidh kur doli se nuk ishte një dron armiqësor, gjë që u bë e qartë vetëm në prapavijë”, tha zëdhënësi i ministrisë Michael Stempfle

Për fat të mirë, dy raketa të gjuajtura në drejtim të dronit humbën objektivin e tyre dhe u rrëzuan në det për shkak të “një defekti teknik”, sipas Der Spiegel, e cila gjithashtu pretendonte se droni në fjalë ishte një dron zbulues amerikan Reaper.

Pa cituar burimet e tij, Spiegel spekuloi se droni mund të ketë qenë në zonë “si pjesë e një misioni amerikan anti-terror” që nuk lidhet me misionin e Detit të Kuq, por tha se zyrtarët ushtarakë besonin se incidenti me zjarrin miqësor tregoi se koordinimi midis aleatëve të përfshirë në misione të ndryshme në rajonin rreth Jemenit, “duhet të përmirësohet”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit