Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeLSDM: Paga mesatare në Maqedoni është 630 euro, pas anëtarësimit në BE...

LSDM: Paga mesatare në Maqedoni është 630 euro, pas anëtarësimit në BE do të rritet për 70%

Nga partia në pushtet, LSDM thonë se masat ekonomike të Qeverisë po japin rezultat dhe se kanë arritur që prej vitit 2016, pagën mesatare në vend ta risin për 270 euro, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se me anëtarësimin në BE, pagat do të rriten për 70 për qind.

“Paga mesatare është ngritur në gati 39.000 denarë – 630 euro. Që nga viti 2016, pra që nga koha e DPMNE-së, LSDM-ja e ka rritur pagën mesatare për 270 euro – nga 360 euro në 630 euro! LSDM ka treguar me veprim se e respekton dhe e vlerëson mundin e të gjithë punëtorëve. Me LSDM-në, pagat do të vazhdojnë të rriten, ndërsa me anëtarësimin në BE, pagat dhe pensionet do të jenë deri në 70 për qind më të larta se sa janë sot”, thonë nga kjo parti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit