Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLSDM: OBRM-PDUKM kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor

LSDM: OBRM-PDUKM kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor

LSDM përmes një kumtese shprehet se Mickoski dhe partia e tij janë kundër projektit më të madh infrastrukturor në shteti sic është ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10-D.

“Me të njëjtin ligj të posacëm dhe me të njëjtën marrëveshje, Bechtel & Enka ndërton edhe në Serbi ku është lëshuar në përdorim një pjesë e rrugës së Korridorit të Moravës”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se partia e Mickoskit ka gënjyer për propozimin evropian ashtu sic gënjente për sektorin energjetik dhe menaxhimi me krizën ekonomike dhe sot gënjen edhe për Korridorin 8 dhe 10-D.

“Gënjeshtrat dhe bllokimet e OBRM-PDUKM-së në Kuvend nuk mund ta ndalojnë ndërtimin. OBRM-PDUKM nuk mund të ndryshojë asgjë, nuk mund të sjellë dëm me bllokimet e saja dhe të vazhdojë afatin e përfundimit të ndërtimit të korridoreve”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit