Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e muzikësLondër: Një komunitet i bashkuar që ka krahë shqiponje

Londër: Një komunitet i bashkuar që ka krahë shqiponje

Ditën e diel, më 26 nëntor 2023, shoqata “Ardhmëria” në bashkëpunim me shoqatën “Arbëria” organizuan festën e madhe me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas emocioneve që falën për të gjithë të pranishmit himni shqiptar dhe ai anglez, programi vijoi si më poshtë.

Prezantuesia znj. Ina Nallbani citoi Kadarenë që shkruan:

“ Me 28 Nëntor 1912, flamuri dhe himni u bashkuan më në fund, në Vlorë. Në kohën që flamuri i saposhpalosur shpallte lindjen e shtetit të ri, himni i tij u këndua për herë të parë në të njëjtin shesh!”

Fjalën përshëndetëse e mbajti z. Lutfi Vata, krytar i shoqatës Ardhmeria, i cili falënderoi të pranishmit dhe ftoi në skenë me fjalën e tyre personalitetet shtetërore:

Zv.ambasadoren e Kosovës, znj.Valmira Thaci Musa.

E cila përshëndeti në emër të ambasadës së Kosovës në Londër.

Ishin të pranishëm të ftuar nderi, të pozitave të larta institucionale, nga shteti anglez!

Të cilët u ftuan gjithashtu për një përshëndetje nga z.Lutfi Vata.

Koncerti festiv nis me prezantimin nga drejtuesia artistike znj. Anila Kadija, e cila falënderoi për bashkëpunimin pedagogen nga Akademia Mbretërore e Muzikës, në Londër, pianisten italiane Sofia Sacco.

Ajo lujti në pianoforte pjesën muzikore patritotike shqiptare “Sa të rrojë gjithësia” dhe një uverturë të shkurtër italiane.

Për herë të parë, në një koncert popullor amator, ky bashkëpunim edhe me profesionistë të kalibrit të lartë internacionalë ishte një kënaqësi e madhe për të gjithë.

Programi vazhdoi me nxënësit e shkollës shqipe Ardhmëria.

Prezantuesja citoi sërisht Kadare: “Dikush më parë e dikush më pas, fëmijët shqiptarë mësonin në shkolla se shenja kryesore e flamurit shqiptar, shkaba dykrenore, ishte, në të vërtetë, shpendi më i fisëm i njerëzimit. Hija e tij e rëndë ishte synuar nëpër mijëvjeçarë qysh nga Zeusi mitologjik, te perënditë e vjetra e më pas te Roma e Bizanti.”

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit