Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteListat e kombinuara të BDI-së e vetme apo në koalicion, kush janë...

Listat e kombinuara të BDI-së e vetme apo në koalicion, kush janë emrat për deputetë?!

Mediat po vazhdojnë me lajme spekulative se BDI a do shkoj e vetme apo në koalicion në zgjedhje.

Një nga opsionet e shumëpërfolura është koalicionimi me Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit-Zejdi dhe Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës.

Sipas zërave të TV21 në njësinë zgjedhore 1, bartës jozyrtarisht thuhet se do të jetë Blerim Bexheti, kryetar i Sarajit nga radhët e BDI-së, ndërkaq Skender Rexhepi – Zejdi, lider i Lëvizjes Populli do të jetë i dyti në listë.

Dilema mes bartësve ka ende te njësia 2. Të parët në listë përfliten të jenë Sadulla Duraku dhe Ilir Hasani, raporton TV21.

Më tej jozyrtarisht, thuhet se në Njësinë 2 i dyti në listë do të jetë Elmi Aziri nga ASH-ja e Selës. Pas tij vijnë Dijana Toska e Arbër Ademi nga BDI-ja.

Edhe te Njësia e 5 Zgjedhore jozyrtarisht mësohet se nuk ka dilema. Bartës do të jetë Ziadin Sela, kurse befason Musa Xhaferi – pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, i cili pritet të jetë i dyti në listë.

E kurse te njësia zgjedhore numër 6, jozyrtarisht bëhet e ditur se bartës do të jetë Lideri BDI-së, Ali Ahmeti. Talat Xhaferi do të jetë i dyti, ndërsa pas tij thuhet se do të jenë Ilire Dauti nga ASH-ja, Valdet Xhaferi nga BDI-ja dhe Arjanit Hoxha, lider i PDE-së, raporton TV21.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit