Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeLirik Behluli bën zbulim shkencor në ‘Gjenetikë’ në Universitetin e Bohemisë të...

Lirik Behluli bën zbulim shkencor në ‘Gjenetikë’ në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke

Lirik Behluli arriti te bëjë publikimin shkencor në fushën e ‘Gjenetikës’, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare “BioMedCentral” (BMC),

Bëhet fjalë për preshevarin Lirik Behluli, i cili bëri zbulimin shkencor në Gjenetikë në Universitetin e Bohemisë të Republikës Çeke.

Lirik Behluli nga Presheva arriti të bëjë publikimin shkencor në fushën e Gjenetikës, si autor i parë, në revistën prestigjioze ndërkombëtare  BioMedCentral (BMC), pjesë e Springer Nature, organizatë gjermano-angleze e publikimeve akademike.

Kërkim shkencor në të cilin ka kontribuar si zhvillues i programeve kompjuterike për të analizuar të dhëna gjenetike. Zbulimi është bërë rreth gjenit DNMT3L, i cili rregullon metilimin e ADN-së, që ka rol krucial në gjenetikën e organizmit në fazat e tij zhvilluese, qysh prej fazës embrionike.

Zbulimi përfshin se në cilat specie, më saktësisht është i shprehur ky gjen. Indikimet mund të jenë të shumta, veçanërisht në zbulimin e mëtutjeshëm të sëmundjeve gjenetike dhe si ato mund të jenë të lidhura me gjenin DNMT3L.

Zbulimi u bë së bashku me shkencëtarë të tjerë në laboratorin e Epigjenetikës zhvilluese dhe Bioinformatikës, në Universitetin e Bohemisë Jugore në Budweis, Republika Çeke. /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i teksti
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit