Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeLëvizja BESA: Rezultatet e “PISA-s” – BDI me sukses e shkatërroj arsimin...

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA-s” – BDI me sukses e shkatërroj arsimin në vend!

 BDI po arrin me sukses të zbatojë politikat antishqiptare në vendin tonë. Rezultatet e politikave shkatërruese me vite të tëra po japin rezultate të favorshme për BDI-në por shqetësuese dhe të dëmshme për shqiptarët. Këtë më së miri e dëshmojnë rezultatet e dala nga studimet e “PISA” të bëra për vitin 2022, të cilat sot u publikuan nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian. PISA po konstaton se në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë po bie cilësia e arsimit. Imagjinoni në të gjitha sferat e arsimit, studimet ndërkombëtare kanë konstatuar se nxënësit dhe studentët në Maqedoninë e Veriut kanë treguar rezultate ndër mesataren e parashikuar nga PISA.

Të gjithë qytetarët i dinë arsyet se përse BDI e mbështetur nga LSDM po shkatërron arsmin në vendin tonë. E dimë se ministri i Arsimit por edhe zv/ministri, të cilët janë kuadër i BDI-së, në vend që të shpenzojnë për investime për rinovimin e shkollave, ndërtimin e kabineteve, laboratorëve, konvikteve dhe sigurimin e literaturës, gjatë gjithë vitit shkollor ata kujdesen vetëm se si nxënësit të mos kenë libra, të mos kenë nxemje në shkolla, të mos kenë kushte elementare për mësim dhe që rinia të dëshpërohet dhe të ikë. Ndërsa në komunat shqiptare ku ka investime dhe zhvillim të arsimit, Ministrat e BDI-së ua marrin kompetencat kryetarëve. Ndërsa në Komunat maqedonase ku pengohet arsimi në gjuhën shqipe, Ministrat heshtin madje edhe u japin mbështetje.

Kjo është BDI-ja, fatkeqësia e shqiptarëve, e cila së shpejti do të shkojë në opozitë dhe rinia shqiptare do të ketë zhvillim arsimor adekuat!

Validin Ademi, Departamenti për Arsim

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit