Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeLEN paralajmëron bojkotimin e Parlamentit dhe masa tjera radikale

LEN paralajmëron bojkotimin e Parlamentit dhe masa tjera radikale

Lidhja Evropian për Ndryshime paralajmërojnë masa bojkotim të Parlamentit dhe radikalizim nëse pushtetit vazhdon të tentoj manipulimin e zgjedhjeve të ardhmen përmes KQZ. Në një brifing me gazetarët liderët e këtij koalicioni. kërkuan që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së.

“Si koalicion dëshirojmë të njoftojmë se deri më dhjetor kemi një kërkesë konkrete që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së. Nëse nuk e votojnë, ne do të largohemi nga Parlamenti, që do të thotë do të bojkotojmë Parlamentin”, deklaroi Afrim Gashi nga Alternativa.

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami tha se do të pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në komunat që i drejton koalicioni. Të njëjtin qëndrim e shprehu edhe lideri i LD-së, Izet Mexhiti.

Ai tha se nëse kandidati i tyre, Abdush Demiri nuk zgjidhet anëtar i KSHZ-ë, atëherë LEN-i do ta bojkotojë Kuvendin, duke shtuar se ky do të jetë “vetëm fillimi i radikalizimit”.

” Nëse nuk zgjidhet deri më 1 janar, da ta bojkotojmë kuvendin.

Edhe jo vetëm kaq, ky do të jetë vetëm fillimi i radikalizimit”, tha Mexhiti

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit